Adapteri CAN HALE B2S-BCI-NG

Adaptera HALE — foto zyrtare e HALE electronic GmbH

Aksesorë

Adaptera HALE

Lidhja me elektronikën e makinës

Kur makina nuk e jep sinjalin e rrugës drejtpërdrejt, adapteri e merr atë nga elektronika e makinës dhe ia kalon taksimetrit. HALE ka tre zgjidhje, sipas makinës.

Çfarë bën

  • Adapteri universal CAN B2S-BCI-NG për të gjitha makinat me CAN të shpejtë, edhe CAN-FD
  • Drita diagnostike që e lehtësojnë montimin
  • Saktësi e lartë: k = 15.000 impulse/km
  • Për makina me 12V dhe me 24V
  • Dhënës impulsesh për makinat me tahometër mekanik, me kuti të vogël kundër ujit
  • Adaptera sinjali me 6 shkallë ndjeshmërie dhe 4 ndarës (1:1, 1:2, 1:4, 1:8)

Të dhëna teknike

Adapteri CAN
B2S-BCI-NG, CAN i shpejtë dhe CAN-FD
Saktësia
k = 15.000 impulse/km
Tensioni
12V dhe 24V
Përdorimi
Taksimetër, tahograf, kompjuter bordi, navigim

Montimin, programimin dhe servisin e bëjmë ne, në Yzberisht.

Nga e njëjta kategori